Izraeli, Greqia dhe Qipro po punojnë së bashku mbi një projekt gazsjellësi që do të lidhë tre shtetet për eksportimin afatgjatë të gazit natyror. Gazi do të vij nga vendet e Mesdheu Lindor drejt Evropës.

Qipro dhe Izraeli njoftuan se kanë zbuluar rezerva të mëdha të gazit natyror në brigjet e tyre, fakt mjaft me interes për BE, i cili tashmë varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga gazi rus.