QIPRO- Autoritetet qipriote kanë paralajmëruar hapjen e kazinove në vendin e goditur nga kriza financiare me qëllim nxitjen e ofertave turistike  dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Ekonomisë i nevojitet kjo gjë" - thuhet në kumtesën e Qeverisë së Qipros, një vend ky i stërngarkuar me borxhe, i cili në muajin mars mezi shmangu falimentimit  total.

Sipas gazetës zvicerane '4 Orë', leja pë hapjen e kazinove ishte një prej premtimeve elektorale të të djathtëve, të cilët edhe i fituan zgjedhjet në Qipro, që u mbajtën në shkurt të këtij viti.

Që nga muaji prill, presidenti aktual i Qipros, Nikos Anastasiyades, angazhohet për realizimin e kësaj ideje, me qëllim të, siç thotë, ringjalljes ekonomike të vendit.

Nikozia zyrtare ka negociuar me partnerët nga Eurozona për një ndihmë urgjente financiare prej 10 miliardë eurove, e cila do të përdorej për rimëkëmbjen e bankave vendore.

Aktualisht kazinotë lejohen vetëm në pjesën veriore të ishullit qipriot, konkretisht në Republikën Turke të Qipros Veriore, e cila nuk pranohet si shtet nga bashkësia ndërkombëtare.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)