TIRANË - Në datën 31 korrik mbaron afati i fundit i dorëzimit të pasqyrave financiare, raporteve të auditit dhe ecurisë së veprimtarisë pranë QKR-së, e cila ka vendosur që për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, të publikojë detajet mbi procedimin, ku aplikimi do të bëhet online, ç’ka i lehtëson ato, duke shmangur radhët e kërkesave.
Sipas burimeve të QKR-së, detyrimin për depozitimin e dokumentave të sipërcituara e kanë subjektet me xhiro vjetore mbi 8 milionë lekë.
Këto biznese do të duhet të depozitojnë pranë QKR-së pasqyrat financiare vjetore të skanuara në format PDF, raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë, vendimin për miratimin e pasqyrave financiare, të cilat do të dorëzohen vetëm online.
QKR njofton se dorëzimi i dokumenteve do të bëhet vetëm përmes aplikimit online në portalin qeveritar www.e-albania.al., duke ndjekur të gjitha hallkat e procedurës për kryerjen e aplikimit. “Asnjë aplikim pranë sporteleve nuk do të pranohet”, thonë burimet e QKR-së.
Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare duhet të jetë në PDF, ndërsa individi, që do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike dhe më tej, kryhet logimi në portalin qeveritar e-albania.al duke ndjekur gjithë hallkat e procedurës.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com