QKR do shkrihet, hapet Qendra e
Biznesit, ja dy tarifat që do paguhen

QKR do shkrihet, hapet Qendra e<br />Biznesit, ja dy tarifat që do paguhen
Qeveria do të hapë Qendrën Kombëtare të Biznesit. Projektligji i ri i dorëzuar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave, parashikon shkrirjen e QKR-s(Qendrës Kombëtare të Biznesit) dhe QKL-s (Qendrës Kombëtare të Licencimit) në një institucion të vetëm.
 
“Në kuadër të reformës për lehtësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe përmirësimin e indikatorëve “Të bësh biznes”, ligji i ri synon të lehtësojë kostot e të bërit biznes, kryesisht për biznesin e vogël. Me krijimin e një one-stop-shop të unifikuar për regjistrimin dhe licencimin, synohet të krijohet edhe modeli i konsolidimit të shërbimeve të biznesit në një dritare të vetme. Këtyre shërbimeve do t’u shtohen më vonë edhe shërbime të tjera të ofruara biznesit për të reduktuar maksimalisht vizitat fizike në shumë institucione dhe për të lejuar unifikimin më tej të shërbimeve nëpërmjet sistemit on-line.
 
Projektligji i propozuar është parashikuar në planin masave të 300-ditëshit të dytë dhe është në zbatim të reformave të ndërmarra për për përmirësimin e klimës së biznesit dhe thjeshtimin e procedurave administrative.
 
Si rregull, të ardhurat nga tarifat derdhen plotësisht në buxhetin e shtetit, pavarësisht se ku mblidhen ato. Sa u përket të ardhurave nga tarifat për shërbimet shtesë 10% do të derdhen në buxhetin e shtetit, ndërsa vetëm 90% do të mbahen nga QKB-ja për t’u përdorur për përmirësimin e shërbimeve, përmirësimin e klimës së biznesit dhe thjeshtimin e procedurave administrative” , - parashikon projektligji i ri.
 
Pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit do të paguhen dy tarifa: Tarifa për kryerjen e funksioneve të QKB-së dhe tarifa për shërbime shtesë për biznesin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica