Përbërësit:
- 1 filxhan kuinoa
- 1 kungull i njomë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 lugë çaji xhenxhefil i grirë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz ose koriandër
- 100 gr miell
- 2 vezë
- Pak spec djegës (opsional)
- Kripë, piper
- Erëza sipas dëshirës
- Vaj për skuqje
- Kos për servirje
Përgatitja:
Shpëlajeni mirë kuinoan në ujë të ftohtë. Vendoseni në tenxhere me 500 ml ujë dhe ½ lugë çaji kripë. Ziejeni për 15–20 minuta derisa të thithë ujin. Lëreni të ftohet. Grini kungullin e njomë dhe spërkateni me pak kripë. Lëreni 10 minuta, pastaj shtrydhni lëngun. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisni qepën e grirë. Shtoni karrotën e grirë, hudhrën dhe xhenxhefilin. Gatuajini 3–4 minuta. Në një tas të madh përzieni kuinoan e zier, kungullin e shtrydhur, perimet e kaurdisura, majdanozin, vezët, miellin, kripën dhe erëzat. Përziejini derisa të formohet një masë homogjene dhe formoni qofte ose petulla të vogla. Skuqini në pak vaj në nxehtësi mesatare nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbejini të ngrohta me kos të freskët dhe pak spec djegës sipas dëshirës. Mund t’i piqni edhe në furrë në 200°C për 20–25 minuta për një variant më të lehtë.
Komente











