Përbërësit:
- 4 patate
- 2 gjethe dafine
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 75 gr djathë i grirë
- 2 vezë
- 4 lgj miell
- Galetë (bukë e thatë e grirë)
- Vaj ulliri
- Kripë, paprika
- Kokrra piperi
- Hudhër e thatë
- Majdanoz dhe kopër
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me gjethe dafine dhe kokrra piperi derisa të zbuten mirë. Në një tigan, kaurdisim qepën dhe karrotën e grirë me pak vaj ulliri. Shtojmë majdanozin dhe koprën. Grijmë patatet e ziera dhe djathin. I përziejmë me perimet e kaurdisura, kripën, paprikan, hudhrën e thatë dhe miellin. Formojmë kroketa ose qofte të vogla, të cilat i kalojmë në vezët e rrahura, pastaj në galetë. I skuqim me pak vaj ulliri ose i vendosim në furrë derisa të marrin ngjyrë të artë.
Komente












