Qofte me patate dhe vezë

Përbërësit:

  • 500 gr patate
  • 1 qepë e kuqe
  • 2 bishta qepësh
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Vezë
  • Miell
  • Galetë
  • 3 vezë të ziera
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë patatet dhe krijojmë brumin e qofteve duke shtuar qepën e kuqe të grirë shumë imët, bishtat e qepëve, majdanozin, kripën dhe piperin. Krijojmë kroketat dhe në mes vendosim një çerek veze të zierë. I kalojmë qoftet në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.