Përbërësit:
- 2-3 presh
- 2 vezë
- 100 gr miell
- Sodë buke
- Nenexhik
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Vaj për skuqje
Për servirje:
- 1 filxhan salcë kosi
- 2 kastraveca turshi
- 1 lgj vaj ulliri
- Majdanoz, Koper
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Pasi kemi grirë mirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë tek preshi kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe e lemë pak të ftohet. Më pas shtojmë vezët dhe miellin e trazuar me sodën e bukës. Shtojmë përsëri pak nenexhik që të mbizotërojë aroma dhe realizojmë qofte rrumbullake, të cilat i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet mund t’i shërbejmë me pak sallatë jeshile ose mund të vendosim në blender pak salcë kosi, kastravec turshi, majdanoz, koper, kripë dhe piper.












Komente
Komento