Qofte me spinaq shoqëruar me xaxiq
Përbërësit:
Për qoftet:
- 1 kg spinaq
- 100 gr gjizë/djathë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 kokërr vezë
- 1 tufë kopër
- Kripë, piper i zi
- Miell misri për pudrosje
- Vaj për skuqje
Për xaxiqin:
- Salcë kosi
- Kastravec
- Hudhër
- Vaj ulliri
- Uthull të bardhë
- Kopër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Spinaqin pasi e kemi larë mirë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë. Më pas e kullojmë, e shtrydhim dhe e kalojmë për 1 minut në tigan me pak vaj. Aty shtojmë gjizë ose djathë të bardhë, një vezë, dy thelpinj hudhër të grirë imët, një tufëz kopër, kripë dhe piper të zi. E punojmë brumin e qofteve me duar, e ndajmë në qofte të rrumbullakëta të cilat i lyejmë me pak miell misri dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Qoftet i servirim me një salcë xaxiqi të përgatitur me salcë kosi, kastravec të grirë në rende, hudhër të shtypur, vaj ulliri, uthull të bardhë, kripë, piper të zi dhe kopër.












Komente
Komento