Qofte patëllxhani në salcë të kuqe me sallam
Përbërësit:
- 2 patëllxhanë
- Vaj ulliri
- Bukë e thërrmuar
- Djathë i grirë
- Kripë, piper
- Majdanoz
- Pak miell
- 1 qepë
- 3 lgj salcë domate
- 1 thelpi hudhër
- 1 spec i kuq
- Sallam FIX
Përgatitja:

Patëllxhanët i presim në kubikë, i kaurdisim në yndyrë dhe sapo të zbuten shtojmë bimët aromatike, kripën, piperin, bukën e thërrmuar dhe djathin e grirë. I skuqim qoftet në një tigan që nuk ngjit, ku më parë i kemi spërkatur me pak miell.
Në një tigan kaurdisim qepën e grirë imët, sallamin të prerë në feta ose të kaluar në blender sipas dëshirës. Shtojmë 1 thelpi hudhër si dhe salcën e domates. Kur salca të fillojë të ziejë vendosim qoftet brenda në salcë dhe i lëmë për 5 minuta në proces termik. Në fund rregullojmë shijen dhe bëjmë një spërkatje më majdanoz dhe pak spec të kuq të grirë hollë.
MC/Shqiptarja.comKomente

