Qofte pule në furrë me qepë të karamelizuara dhe shtresë djathi

Përbërësit:

  • 1 kg fileto pule ose mish pule i grirë
  • 3 qepë mesatare
  • 150 gr djathë i fortë kaçkavall
  • 3 lugë gjelle majonezë
  • 1 vezë
  • 4 lgj galetë (bukë e grirë)
  • 50–70 ml qumësht
  • 20–30 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj
  • Kripë, piper i zi
  • Hudhër pluhur

Përgatitja:

Pritini qepët në kubikë të vegjël. Në një tigan ngrohni gjalpin me vajin dhe skuqni qepët për 5–7 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni hudhrën pluhur, paprikën e tymosur, pak piper dhe kripë. Lërini të ftohen plotësisht. Kaloni fileton e pulës në makinën e mishit ose përdorni mish pule të grirë. Një të tretën e qepëve të skuqura shtojeni te mishi. Përzieni galetën me qumështin dhe lëreni 3–5 minuta që të zbutet. Shtojeni te mishi. Kriposeni, shtoni piper dhe përziejeni mirë derisa masa të bëhet homogjene. Përzieni më vete qepët e mbetura të skuqura, majonezën, vezën dhe djathin e grirë në rende të trashë. Nëse dëshironi, shtoni pak paprikë të tymosur ose piper të zi. Formoni qoftet dhe vendosini në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Mbi secilën qofte vendosni rreth 1 lugë gjelle nga masa me djathë dhe shpërndajeni lehtë. Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta, derisa qoftet të piqen plotësisht dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur të artë.