Përbërësit:
- 300 gr mish i grirë
- 1 kokërr vezë
- ¼ tufë majdanoz i grirë
- 5 lugë gjelle galetë (bukë e thatë)
- 1 qepë e grirë imët
- 2 thelpinj hudhër
- 200 ml ujë i gazuar
- 1 lç salcë speci ose salcë domate
- Kripë, piper i zi
- Kimion, paprikë pluhur
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e qofteve në një tas. Shtojmë pak nga uji mineral gradualisht (rreth 50–80 ml) derisa masa të bëhet e butë. Zëmë mirë me dorë brumin për 5–7 minuta dhe e lëmë në frigorifer të pushojë 30 minuta. Formojmë qoftet (duart pak të lyera me vaj) dhe i vendosim në tavë me letër pjekjeje. I lyejmë sipër me pak vaj. Vendosim domate dhe speca anash (opsionale) dhe i pjekim në furrë në 190°C derisa të marrin ngjyrë të artë, për rreth 25–30 minuta.
Komente












