TIRANE- Vendimi i Këshillit Bashkiak në qytetin e Vlorës për dhënien e titullit "Qytetar Nderi" për Qosen, Kadarenë, Uidhers etj ka bërë që 3 përfaqësues të mazhorancës të bashkojnë votat me PS për të arritur numrin 25 të votave dhe votuar këto personalitete që do marrin titullin më 28 nëntor.
Një këshilltar i LSI, një i PDK e një i PDIU dhanë votën pro, duke çarë aleancën qeverisëse ndërsa këshilltarët e PD kanë braktisur mbledhjen. Laureta Bejkosala këshilltare e PD tha se s'kanë informacion, lista s'ka lidhje me 100 vjetorin, s'janë të konsultuara, duke deklaruar mosmarrjen pjesë në votim.
Ndërsa kryetarja e këshillit Etiona Hoxha e PS tha se kandidaturat janë konsultuar me zyrën jurdike, grupet e interesit etj. Votuan unanimisht të majtët dhe Kujtim Sulçe i LSI, Baki Jaze i PDK e Rexhep Çame i PDIU. "Janë emra që s'janë zgjedhur politikisht, jam përpjekur që të marr parasysh kërkesat e PD por jo 100 përqind. S'janë të bazuara", tha Gjika.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com