QSUT, çelet spitali i ri ditor për 
të prekurit nga kanceri/ FOTO

QSUT, çelet spitali i ri ditor për <br />të prekurit nga kanceri/ FOTO
Inagurohen ambjentet e reja të spitalit ditor për të sëmurit me kancer. 50 pacientë në ditë do të mund të bëjnë kimioterapinë sipas të gjitha kushteve.Ky spital do të ofrojë shërbimin e njohur si “Day Hospital”, për të gjithë ata qytetarë, të cilët kryejnë seancat e kimioterapisë, ndërkohë që investimi i bërë garanton edhe përgatitjen e medikamenteve pranë kapave (aparaturave të specializuara), dhe jo më në mënyrë manuale siç kryej disa vite më parë.

Në qendrën e re që është projekt i financuar nga IADSA, Programi i Konvertimit të Borxhit Italo-Shqitar për Zhvillim do të mund të trajtohen 12 pacientë njëkohësisht. Ngjyra e kësaj dhome dhe muzika e zgjedhur është vendosur posacërisht për ata që do të marrin kimioterapinë, pasi sipas studimeve kjo i qetëson ata. Janë vendosur edhe televizorë me muzikë që i bën pacientët të ndjehen sa më mirë. Tashmë pacientët nuk do të marrin më kimioterapinë nëpërmjet serumeve, por nga infutorët dhe sipas mënyrës që përcaktojnë mjekët.

Ambjentet e reja janë inaguruar nga Ministrat Ilir Beqaj e Arben Ahmetaj, nga Ambasadori Italian Alberto Cuttillo dhe nga drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu. Ministri Beqaj u shpreh se sëmundjet tumorale janë prioritet i qeverisë si dhe theksoi se do të shtohet shërbimi psiko-social për pacientët.

Ministri Beqaj u shpreh: Ajo çka po shohim sot është kurorëzimi i një përpjeke për të përmirësuar ndjeshëm shërbimin ditor në spitalin tonë të Onkologjisë. Në fakt, është pjesë e projektit “Jo Kancer”, të financuar nga një konvertim i borxhit italian, një program që ka përfshirë elementë të plotë të sëmundjeve që fillojnë, që me parandalimin, me ndërgjegjësimin por praktikisht, deri sa sëmundja vazhdon të jetë e përhapur, na duhet të bëjmë më shumë kujdes edhe për mënyrën se si e ofrojmë shërbimin.
Sigurisht, unë dua të falënderoj Ministrinë e Financave dhe kolegun Arben Ahmetaj që brenda konvertimit të madh të borxhit në tre shtyllat e aplikimeve, shëndetësia ka qenë prioritare. Padyshim, një falënderim shkon edhe për Qeverinë Italiane, dhe nëpërmjet ambasadorit Italian, që borxhin e hershëm e ktheu në një program për të mbështetur përsëri Shqipërinë.

Ne kemi marrë nga shëndetësia tre programe të ndryshme, dhe një nga ato është edhe ky sot, por sigurisht, besoj se do të vazhdojnë përpjekjet, siç edhe jemi fokusuar në Programin e Qeverisë, që sëmundjet tumorale do të jenë prioritare, përpjekjet e bëra për të furnizuar këtë spital me më shumë barna, për të përfshirë në Listën e Barnave të Rimbursueshme, dhe këtë vit, ajo listë ka më shumë barna. Me shërbimin modern të radioterapisë që ka filuar prej disa javësh. Edhe shërbimi i sotëm rrit cilësinë e shërbimit, rrit numrin e atyre që shërbehen, por shton edhe elementë të rinj psiko-socialë që në këto sëmundje janë të domosdoshme
Në çdo moment nuk duhet të shmangim falënderimin për mjekët dhe infermierët që punojnë këtu në një mjedis jo shumë të këndshëm, me të sëmurë që shkojnë edhe në gjendje terminale, por që me përkushtim vazhdojnë të ofrojnë shërbim cilësor përditë''


Drejtoresha në QSUT, Ogerta Manastirliu u shpreh: '' Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për shërbimin e Onkologjisë pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” Një projekt i financuar nga IADSA, projekti italo-shqiptar i konvertimit të borxhit, i cili përmirëson shërbimet për spitalin ditor të kimioterapisë për rreth 50 pacientë në ditë, të cilët, do të marrin shërbim në këtë spital ditor.

 Padyshim, ky investim sjell një mënyrë të re të ofrimit të shërbimit, kushte shumë më të mira pune për mjekët, dhe ajo çfarë është e rëndësishme, largon perceptimin e keq për një shërbim që është shumë i rëndësishëm për jetën e pacientëve, Shërbimi Onkologjik.

 Kërkojmë që përveç përmirësimit të mjediseve të sjellim kulturën e re, por edhe të integrojmë shërbimet e reja, siç është edhe shërbimi psiko-social, ndaj kemi krijuar edhe mjedise në oborrin e këtij spitali për të sjellë pikërisht këto shërbime të reja për pacientët që marrin trajtime. Kemi kryer investimet tek holli i këtij shërbimi, me sistem të ri pritës për pacientët, me planifikim të orareve qoftë për të gjitha konsultat me mjekun, qoftë për imazherinë dhe për planifikimin e kimioterapisë apo radioterapisë që ofrohen në këtë spital''
.

Drejtoresha e Shërbimit Onkologjik Dhurata Tarifa gjatë fjalës së saj u shpreh: ''Ky është një ambient i rinovuar për trajtimin me kimioterapi, që ne e quajmë “Spitali Ditor”. Një ambient mjaft cilësor, por jo vetëm cilësor në drejtim të mënyrës së ofrimit të medikamenteve, të cilat do të merren në formë shumë më të modernizuar nëpërmjet pompave elektrike. Preparatet të cilat përgatiten në kapën qendrore të spitalit dhe vijnë të gatshme direkt për aplikim. Përveç kësaj, ky investim do të bëjë të mundur edhe rritjen e numrit të pacientëve të cilët do të marrin aplikimet në ditën e kimioterapisë, pasi është një dyfishim apo trefishim i pacientëve që mjekonim më parë. Nëse më parë kishim 6 poltrone sot kemi dyfishin e tyre të cilat do të xhirohen dy apo tre herë mesatarisht në një ditë''. 

Ndërsa ambasadori Italian Alberto Cutillo vlerësoi investimin që është bërë tek spitali Onkologjik nga projekti IADSA, duke theksuar se do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve të cilët marrin kimioterapinë. Drejtoresha e QSUT-së Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e shërbimit Onkologjik Dhurata Tarifa thanë se pacientët tashmë do të marrin shërbimin sipas të gjitha kushteve. 

Pacientët që marrin shërbimin te Onkologjiku do të kenë mundësi të qëndrojnë edhe në kopshtin e rregulluar nga QSUT. Në këtë kopësht disa nga gratë që marrin kimioterapinë kanë zgjedhur që të mbjellin vetë edhe disa lule. Ndërkohë që shpesh konsumojnë ushqimin e rekomanduar nga mjekët në ambjentet e jashtme.

‘’Jo Kancer’’ është një projekt i IADSA, me një vlerë prej 45 milionë lekë, i cili ka për qëllim restaurimin e spitalit dhe hollit të Onkologjikut, një fushatë për sensibilizimin dhe parandalimin e kancerit si dhe trajtimin e infermierëve dhe kryeinfermierëve.



  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës