TIRANE-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Q.S.U.T., ku një 53- vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pavionit të Gastrologjisë.

 Sipas policisë, 53- vjeçari me inicialet P. Sh. ishte pacient në  Q.S.U.T.,  i ardhur nga qyteti i Durrësit.

Nuk dihen ende cilat janë arsyet që e kanë shtyrë P. Sh. të hidhej nga kati i ballkonit të pavionit të Gastrologjisë. Burime të Report Tv bëjnë me dije se 53- vjeçari vuante nga çregullimet mendore e ndërsa mësohet se është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. 
Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 08:35.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjse po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

hidhet te nene  tereza per web

hidhet te nene  tereza per web

Reagimi i QSUT
Pas lajmit mbi rrezimin nga parvazi i nje personi, Qendra Spitalore Universitare e Tiranes ka dhene versionin e saj mbi ngjarjen. QSUT sjell edhe historikun e semundjes se 53-vjecarit. Aktualisht ai ndodhet ne spitalin e Traumes ku po merr mjekimin mbi plaget qe mori nga rrezimi.
"Sot, më datë 30.11.2016, pacienti me iniciale P. Sh. 53 vjeç, rreth orës 08:30, është hedhur në mënyrë të papritur nga kati i katërt i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme. 

Pacienti ka mbërritur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, më datë 29.11.2016 ora 20:05, si transferim urgjent nga Spitali i Durrësit me probleme të rënda shëndetësore të gjakut dhe traktit tretës, me një histori sëmundje prej katër ditësh si referencë e kësaj gjendje. Në anamnezën e jetës shënuar në kartelën e të sëmurit referohet se ai vuan gjithashtu nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë qëndrimit në urgjencë, në momentin e parë ka refuzuar kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe aplikimin e terapisë përkatëse, siç raportohet edhe në kartelën e pacientit nga mjeku i urgjencës, dhe më tej, me konsultën e realizuar nga mjeku gastrohepatolog, pacienti bindet për të marrë terapinë në urgjencë dhe shtrohet për ndjekje në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.

Rreth orës 06:00 të mëngjësit të datës 30.11.2016, pacienti ka manifestuar shenja axhitimi dhe në këto kushte nga mjeku në shërbim, është kërkuar me urgjencë konsulta e psikiatrit. Konsulta e psikiatrit është kryer rreth orës 07:00, i cili pasi ka vlerësuar gjendjen e pacientit, ka rekomanduar trajtimin me anksiolitikë.
Pas incidentit të ndodhur pacientit i është dhënë ndihma e parë në Urgjencës Kirurgjikale në QSUT dhe pas vlerësimit të kryer është transferuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm", citon njoftimi nga QSUT.

Redaksia Online
(B.K./Shqiptarja.com)