QSUT, Manastirli: Të vendosur të
çlirojmë të gjithë territorin spitalo

QSUT, Manastirli: Të vendosur të<br />çlirojmë të gjithë territorin spitalo
TIRANE-  Vazhdon aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje në territorin e Qendrës Spitalore Nënë Tereza. “Jemi të vendosur të çlirojmë të gjithë aktivitetin jo spitalor nga hapësirat e spitalit dhe të pastrojmë mbeturinat e shumta”- tha drejtoresha Ogerta Manastirli.  
 
“Askund në botë nuk ka një spital me 29 bare e lokale apo me dhjetra tezga apo makina. Do të krijojmë një model të ri të respektit ndaj publikut, pacientëve dhe të përmirësojmë shërbimet. Ky është hapi i parë por më i rëndësishmi. Shumë shpejt do të prezantojmë planin e rimëmbëjes së spitalit”- nënvizoi Manastirli.
 
Dretoresha e QSUT-së shtoi se u është dhënë kohë subjekteve për të liruar territorin, dhe me urdhrin e firmosur nga ministri Ahmetaj ata duhet të ikin në mënyrë të menjëhershme.
 
“Me  urdhrin e ministrit ata duhet të ikin në mënyrë të mënjehershme. Ne u kemi dhënë kohë, tani është momenti të lëvizin”- mbylli fjalën e saj Manastirli.

Objekt i prishjes së aksionit ka qenë një librari e cila ushtronte aktivitetin brenda territorit të QSUTsë, dhe shembja e drejtorisë së vjetër e spitalit e cila kishte dalë jasht cdo funksioni .Aksioni për lirimin e hapsirave do të vijojë edhe në ditët e ardhshme .


Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa

SHBA 2.3 miliardë të tjera ndihmë për Ukrainën për armë dhe raketa