QSUT, masa për frenimin e
borxhit, stoku i ilaçeve 60 mln lekë

QSUT, masa për frenimin e<br />borxhit, stoku i ilaçeve 60 mln lekë
TIRANE - Pas lajmit të publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”, në lidhje me borxhin që Qendra Sipitalore Universitare “Nënë Tereza”, u ka firmave farmaceutike ka reaguar drejtoria e këtij spitali “Gjatë 3- mujorit të fundit është mundësuar jo vetëm furnizimi me medikamente duke respektuar të gjitha afatet e përcaktuara në ligj, por janë marrë edhe masat për frenimin e rritjes së këtij borxhi.

Vetëm gjatë vitit 2013 dhe konkretisht nga periudha prill e deri më tani janë realizuar tendera dhe blerje të medikamenteve në vlerën e 1 miliard lekëve” thuhet në regimin e drejtorisë së spitalit . Më tej në reagim shkruhet se “Aktualisht po vijon nënshkrimi i kontratave me firmat farmaceutike dhe çdo ditë bëhet furnizimi me ilaçe dhe materiale mjekimi ashtu siç e parashikon ligji.

Kjo gjë hedh poshtë deklaratën e Z. Pëllumb Pipero për një kolaps në QSUT, pasi aktualisht institucioni jonë shëndetësor është në periudhën më të mirë të furnizimit gjatë këtyre vite.” Me tej duke ju referuar burimit të  lajmit drejtoria e QSUT-ës shprehet se borxhi është rritur më shumë pas viti 2009 “Sa i përket pjesës së borxhit, rezulton se rritjen më të madhe të tij ai e ka pasur nga viti 2009 e këtej, periudhë kur z. Pipero ka qenë Drejtor i Politikave Shëndetësore në MSH.

Kjo faktohet mjaft mirë nga të dhënat e zyrës së financave ku nga viti 2009 e deri në fund të 2010 vlera e borxhit të QSUT-se është dyfishuar. Ndërkohë që çdo vit ajo është rritur me 500 milion lekë të reja, ku deri në 2012 arriti në vlerën e 2.2 miliard lekëve dhe jo 22 mln euro” shkruhet në reagimi.

Sipas drejtorisë së spitalit stoku i ilaçeve është 60 milion lekë të reja, kjo për një periudhë 10 vjeçare “Sa i përket stokut të ilaçeve ai është në vlerën e 60 milion lekëve të reja, por këtu bëhet fjalë për një periudhë më shumë se 10 vjeçare, gjë që hedh poshtë deklaratën e z. Pëllump Pipero i cili në prononcimin e tij thekson se medikamentet e blera mbesin stok pasi numri i pacieteve eshte i vogel” shkruan drejtora e QSUT-ës.

Po sipas drejtorisë “ Vetëm gjatë një viti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” trajtohen afersisht 60 mije pacientë, ndërkohë që numri i analizave të kryera shkon në 1.5 milion të tilla. Duke parë gjithë këtë fluks trajtimesh dhe ekzaminimsh, asnje prej medikamenteve dhe preparateve nuk mbetet pa u konsumuar, nderkohë që blerjet janë në përputhje të plotë me kërkesat e bëra nga shefat e shërbimeve, të cilet i referohen rasteve dhe numrit të pacienteve që trajtojnë.

Në lidhje me borxhin ju bëjmë me dije se trendi i rritjes së shifrave vlerën më të madhe e ka pasur pas vitit 2009 dhe konkretisht” përfundon reagimin e saj drejtoria e spitalit “Nënë Tereza”. Ndërsa sipas  Pëllumb Pipero, ish-drejtor i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, thotë se nëse do të ishte një kompani private, atëherë QSUT do të kishte shpallur falimentin për shka te borxheve që ka

BORXHI SIPAS DREJTORISË

VITI                 SHUMA
2009                 665 milion lekë
2010                 1.04 miliard lekë

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!