QSUT pa lekë, 2400 mjekë
s’kanë marrë pagën e dhjetorit
Bluzat e bardha të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza” nuk kanë marrë ende pagën e dhjetorit. Bëhet fjalë për rreth 2400 persona, të cilët rroga mujore duhet t’u kishte kaluar në llogarinë bankare që me datë 3 janar.
Shefa shërbimesh, mjekë, infermierë, laborantë por edhe punonjës të administratës së Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, ende nuk kanë rrogën e dhjetorit. Të paktën deri mbrëmjen e djeshme, në llogaritë bankare të rreth 2400 punonjësve të qendrës më të madhe universitare në vend nuk ka kaluar asnjë lek. Ndërkohë që duke qenë se sot dhe nesër bankat nuk punojnë për shkak të fundjavës, administrata e këtij institucioni shëndetësor duhet të presë të hënën për të marrë rrogën, e cila duhet t’u kishte kaluar që me datë 3 janar. Po për shkak të festave të fundvitit, shkresa zyrtare për pagat e këtij dikasteri është dërguar pranë institucioneve përkatëse që ditën e martë. Ndërkohë që burime zyrtare pranë këtij dikasteri, sqarojnë se nuk ka probleme me pagat, por është thjesht çështje vonesash për shkak të ditëve të festave të fundvitit.
ProblemiE kanë nisur vitin duke kërkuar borxhe. Kjo ka ndodhur me stafin e mjekëve të QSUT-së, të cilët, megjithëse data sot shënon 14 janar, nuk kanë marrë ende pagën e dhjetorit. Punonjësit shprehen të alarmuar nga kjo situatë, pasi sipas tyre, ankesave të shumta që i kanë depozituar në drejtorinë e QSUT-së, u është dhënë një përgjigje negative. “Nuk ka lekë, na kanë thënë në drejtori. Ne jemi ankuar disa herë dhe kemi kërkuar shpjegime se kur të do të marrim rrogën, por ata ngrenë supet. Kjo është një situatë absurde. Nuk është se na janë vonuar 2 ditë pagat dhe ne po e ngremë zërin më kot, por u bënë 10 ditë. Me çfarë të rrojmë ne 10 ditë?”, - na thotë një infermiere që shërben në repartin e infektivit, e cila shpjegon se me pagën e saj heqin një pjesë të madhe të shpenzimeve familjare.
Punonjësit e këtij dikasteri, të cilët e kanë provuar disa herë nëse kishin kaluar paratë ose jo, na thonë se, megjithëse u ishte premtuar që dje do të mund t’i merrnin rrogat, deri në mbrëmje nuk është bërë asnjë lëvizje, ndërsa shpresat shuhen për fundjavë dhe duhet të presin të hënën. “Po na ikën truri, ne atë rrogë mezi e presim, ndërsa këta as që e vënë ujin në zjarr. Na janë vonuar edhe vitet e tjera, por jo si këtë herë. Zakonisht ne e marrim rrogën me datë 2 ose 3 të çdo muaji. U bënë gati 10 ditë që ka kaluar afati”, - na thotë një tjetër infermiere e QSUT-së.
Ndërkohë që burime zyrtare pranë Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, na shpjegojnë se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt dhe se shkresa zyrtare dhe listë pagesat janë dërguar që ditën e martë, me datë 3 janar pranë degës së thesarit. “Nuk ka asnjë problem me pagat, - na shpjegojnë burime zyrtare pranë QSUT. – Bilancet janë dërguar dhe dega e thesarit do të lëvrojë paratë. Nëse janë vonuar disa ditë, kjo ka ardhur për shkak të festave të fundvitit. Asnjë punonjës nuk do të mbetet pa marrë atë që i takon”, - na pohojnë ata.
Qeveria blen bono thesari për të zhbllokuar pagat Në fakt mjaft institucione shtetërore po vuajnë mungesën e parave. Dhe për të dalë nga kjo situatë, Qeveria bleu vetëm më datë 10 janar, në formën e bonove, 260 milionë dollarë (në lekë). Një pjesë e madhe e këtij fondi do të shkojë edhe për pagat e asaj pjese të administratës kanë probleme me pagat, por duket se mjekët e QSUT-së, nuk kanë qenë me fat që të përfitojnë nga kjo skemë që ka përdorur qeveria për të shmangur krizën që e ka përfshirë. Pagat e personelit të spitalit lëvrohen vetëm një herë në muaj, dhe jo me 15-ditsha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin! Jetoj ende me vjehrrën
27 Dhjetor, 18:33
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor, 18:17
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
'Dëgjuam zhurma goditjeje', dëshmia e pasagjerit që shpëtoi pas rrëzimit të avioni në Kazakistan
27 Dhjetor, 18:08
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?
27 Dhjetor, 17:55