TIRANE - Te laboratori i spitalit nr.1 Bujari, është një pacient, për hir të së vërtetës, i nxehur pasi u bënë kohë që po pret në radhë. Ka shumë njerëz që duan të bëjnë analizat. Më në fund kur i vjen radha për të bërë analizat, ku midis të tjerave duhet të bëjë edhe një analizë tiroidesh (TSH4), ulet, bën gati krahun, por në atë moment laborantja i thotë me keqardhje: të lutem, më fal se harrova, por nuk kemi tuba për të bërë këtë analizën e tiroides. Dil e blije, ka te ajo farmacia këtu afër, për këto analizat e tjera kemi tuba, por jo për këtë të tiroides se ajo e ka pak të ndryshme nga të tjerat. Edhe ajo zonja që ishte para teje e bleu vetë".
Pacienti nuk ka zgjidhje tjetër. Megjithëse është me librezë shëndetësore, me rekomandimim përkatës, pra ka zbatuar të gjithë sistemin e referimit, që për hir të së vërtetës është tejet i komplikuar dhe sorollatës për të sëmurët, ka pritur në këmbë, në radhë për minuta të tërë, në një korridor që është ngushtuar shumë nga masa e madhe e njerëzve që presin si ai, dhe tani që i vjen radha, i duhet të shkojë te farmacia dhe të blejë atë tubin e veçantë të gjakut. Laborantja, e vënë në siklet, i shpjegon se nuk ka se çfarë t'i bëjë, pasi ata kanë mbaruar prej kohësh dhe pritet që vijnë furnizimet e reja. Por se kur, ajo nuk mund t'ia thotë pacientit, i cili ngulmon.
REAGENTËT
Por edhe kur të vjen radha jo të gjitha analizat mund të bëhen në laboratorët e QSUT-së. Këtu e kemi fjalën për ata që i përfitojnë pa pagesë pasi janë me librezë shëndetësore. Analiza e tiroides bëhet vetëm njëra, nga tre lloje që ka pacienti në recetë, të proteinave bëhem vetëm një dhe kështu nga 9 lloje të ndryshme analizash që ka Bujari në recetë ai në të vërtetë mund të bëjë në QSUT vetëm 4 prej tyre. Të tjerat duhet t'i bëjë te privati, ku si i thonë asaj fjalës së urtë "ta masin kokën me pe".
E njëjta situatë është në të gjithë laboratorët e analizave të QSUT-së. Këtyre mungesave nuk u ka shpëtuar as laboratori i ri, i cili është pajisur me aparatura miliona euroshe, por u mungojnë reagentët. "Nga këto unë mund të të bëj vetëm këto të treja, - i shpjegon laborantja një tjetër pacienti që ndodhet te spitali i ri. - Të tiroides mund të të bëj vetëm këtë të parën, ndërsa këta dy të tjerat jo, sepse nuk kemi reagentë". "Të vij të hënën se ndoshta vijnë", - i thotë pacienti, laborantes. Ajo i thotë që është e kotë se këta reagentë u kanë mbaruar dhe nuk dihet se kur mund t'u vijnë sërish, ndaj e vetmja mënyrë është që të shkojë dhe t'i bëjë në privat. Por nëse në laboratorët e shtetit, një analizë kushton 400 lekë, nëse je e pasiguruar në privat kushton 1500 lekë të reja, kështu që shumë persona stepen dhe i lënë një pjesë të ekzaminimeve pa bërë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com