QSUT: S’kemi faj për
vdekjen e diabetikut
Bashkim Hasanit, 35-vjeçarit që ka ndërruar jetë një javë më parë në QSUT, nuk i është injektuar serum me glukozë por fiziologjik. Ndërkohë që pacienti nuk i është nënshtruar autopsisë, pasi ka ndërruar jetë, pasi nuk kanë pranuar familjarët.
TIRANE - Drejtoria e Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, e cila është vënë nën akuzë nga media, se bluzat e bardha kanë mjekuar gabim dhe si pasojë kanë sjellë vdekjen 35 vjeçarit, Bashkim Hasani, deklarojnë se ata nuk kanë faj për vdekjen e këtij pacienti.
Sipas tyre gjithçka është e dokumentuar dhe lehtësisht e verifikueshme. “Drejtoria e përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” deklaron se sa i përket vdekjes së një pacienti në urgjencën e spitalit nr. 2, drejtuesit e institucionit organizuan një takim me mjekët e shërbimit të rojes së urgjencës kirurgjikale, medikale dhe të reanimacionit.
Në këtë takim u raportua se rasti u paraqit tek urgjenca kirurgjikale me dhimbje barku, për të cilat iu bënë të gjitha ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme. Gjendja e pacientit Bashkim Hasani ishte tepër e rënduar dhe pas ekzaminimeve të kryera u dërgua menjëherë në sallën e emergjencës dhe u intubua, iu bë goditje elektrike, por nuk mundi të rikthehet në jetë.
Gjatë 2 orëve të qëndrimit në spital, pacientit Hasani iu bë serum fiziologjik dhe ringerlaktak, kjo e dokumentuar në regjistër dhe jo glukoze siç thuhej në media. Ndërkohë pasi vdes i sëmuri është në dëshirën e familjarëve, kjo e përcaktuar edhe në ligj, nëse trupit të viktimës i bëhet ose jo, autopsia mjekësore.
Në këtë rast familjarët e viktimës Bashkim Hasani refuzuan bërjen e autopsisë së të afërmit të tyre. Sipas kontakteve tona me institucionin e mjekësisë ligjore emri i Bashkim Hasanit nuk rezulton të ketë kaluar për autopsi”, - sqaron QSUT.
URDHRI I MJEKUTFaik Toska, president i “Urdhrit të Mjekut”, për Tiranën, deklaron se ata po e hetojnë këtë rast, por nuk është ashtu siç raportohet në media. “Në këtë rast nuk i është dhënë serum me glukozë, por fiziologjik dhe kjo është e dokumentuar, ashtu siç është e dokumentuar deklarata me shkrim e të afërmëve që nuk –pranojnë të bëjnë autopsi.
Kështu që përfundime të tilla, nuk janë të vërteta, dhe e i japin një rrjedhë jo të drejtë çështjes pasi vetëm autopsia mund të japë një vendim të saktë se çfarë ia ka shkaktuar vdekjen”, - shpjegon kreu i “Urdhrit të Mjekut”, Faik Toska, i cili sqaron se tashmë kanë nisur procedurat për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, ku mjekët janë vënë nën akuzë, për mjekim të gabuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
14.6%
Vota total: 123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36