TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet lidhur me kallëzimin e KLSH, ndaj ishdrejtorit të QSUT-së Edmond Rrushaj dhe katër ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj drejtorie. Sipas kallëzimit që KLSH ka paraqitur në prokurori, bëhet fjalë për një abuzim financiar të shkaktuar në plot 40 tendera, të zhvilluar këto në 6 mujorin e parë të 2013.
Tashmë Task-Forca e Tiranës ka sekuestruar praktikën e këtyre tendera dhe pas verifikimit të dokumentacionit do marrë në pyetje anëtarët e komisioneve. Nga auditi i KLSH-së mësohet se drejtuesit, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal, kanë keqmenaxhuar fonde në vlerën 560 mijë dollarë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik në masën 350 mijë dollarë. Sipas KLSH-së, veç Edmond Rrushaj, të kallëzuar janë ish-përgjegjës i Njësisë së Inxhinierisë Klinike, në cilësinë e kryetarit të Njësisë së Prokurimit, R. B., anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, sepse gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtja dhe riparimi i 1 rezonance magnetike dhe 3 CT-Skaner GE”, kanë kryer veprime të kundërligjshme, të cilat, referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 dhe neni 258 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”.
Po ashtu, KLSH ka kryer kallëzimin penal për Edmond Rrushaj, E. B., F. M., ish-shef i shërbimit Farmaceutik dhe A. Gj, ish-përgjegjësi i Sektorit Teknik, për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat sipas nenit 248 dhe nenit 258 të Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publikë”,sepse gjatë vitit 2013 kanë shmangur përdorimin e procedurave standarde të prokurimit dhe kanë realizuar 54 procedura prokurimi me “negocim pa shpallje paraprake të kontratës”, me fond limit të përgjithshëm në vlerën 1.280.000 lekë. KLSH thekson më tej se për përmirësimin e gjendjes, i ka rekomanduar QSUT 29 masa organizative.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com