Queen i ndalon Trump në fushatë 
këngën ''We Are the Champions''

Queen i ndalon Trump në fushatë <br />këngën ''We Are the Champions''
Grupi britanik i rokut Queen po merr masa ligjore për të ndaluar kandidatin Donald Trump të përdorë këngën e tyre “We are the champions” gjatë fushatës elektrorale. Trump së fundmi ka përdorur këngën para një fjalimi të martën në mbrëmje.

Kitaristi Brian May u shpreh se këto masa po merren pasi një sërë fansash janë ankuar për përdorimin e këngës në fushatën elektorale.
Reagimi im që Trump të përdorë muzikën tonë? Ne asnjëherë nuk do ta lejojmë. Ne po marrim masa që kjo të mos ndodhë. Përveç qëndrimit tonë ndaj platformës së Trump ne asnjëherë nuk kemi patur si qëllim që muzika jonë të përdoret si një mjet politik. Muzika jonë shpreh ëndrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë” u shpreh May.

Krahas Queen edhe grupi tjetër Rolling Stones dhe Aerosmith i kanë ndaluar kandidatit republikan të përdorë muzikën e tyre gjatë fushatës elektorale.
  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore