Qull me pulë dhe arra

Përbërësit:

  • 1 pulë e pjekur
  • 250 gr arra të qëruara
  • 3 lugë miell gruri
  • 5 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi
  • Gjalpë i freskët
  • Lëngu i pulës së zier

Përgatitja:

Ziejmë fillimisht pulën dhe më pas e pjekim për një kore të artë. Grijmë arrat dhe shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë arrat e grira dhe i kaurdisim së bashku. Hedhim hudhrat dhe lëngun e nxehtë të pulës, pak e nga pak. E trazojmë vazhdimisht derisa të formohet një qull i dendur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E shërbejmë me pulën e pjekur, duke shtuar gjalpë të tretur dhe pak piper të zi sipër.