Qullash

Përbërësit

2 vezë

1 gotë kos

1/2 gotë shëllirë djathi

2-3 gota miell

1/2 gotë vaj ulliri

1 lugë e vogël me sodë

200 g djathë dhie

Rigon ose nenexhik sipas dëshirës

Përgatitja:

Në tas rrahim vezët me kosin, shëllirën, vajin e ullirit dhe më pas shtojmë sodën e bukës dhe miellin. Brumin e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri, shtojmë djathin e thërmuar dhe përsëri vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur për 30 minuta me 200 °.