TIRANE - Kërkesa e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që kompanitë që tregtojnë qumësht me nivel të lartë të aflatoksinës, të tërhiqnin produktin në mënyrë vullnetare, duket se nuk po gjen zbatim. Pasi në marketet dhe dyqanet e kryeqytetit vazhdon të shitet qumështi me nivel të lartë të aflatoksinës.
Nga një vëzhgim i bërë nga “Shqiptarja.com”, në shumë markete dhe dyqane të Tiranës, qumështi “Fast”, “Primalat” “Dukat” dhe “Meggle”, vazhdojnë të jetë ende nëpër raftet e marketeve.
Ndërsa shitësit shprehen se pronarët e tyre duhet të marrin zyrtarisht vendimin, pastaj ta tërheqin atë. Kurse në lidhje me blerjen e tyre nga konsumatorët ata shprehen se, që nga dita që është bërë publike se qumështi është me problem kërkesa për të është ulur.
“Që kur ka dalë në lajme se produktet e qumështit “Fast”, “Primalat” dhe “Dukat”, kanë dalë me përbërje të ndaluar, blerjet për këto lloje qumështi kanë rënë. Konsumatorët nuk po e blejnë më” shprehet një prej shitëseve të një marketi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi dy ditë më parë se analizat e qumështit të bëra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë, rezultuan me përmbajtje aflatoksine më të lartë se normat e lejuar nga vendete BE-së. Pa bërë të ditur se sa është niveli i saj në qumështin që tregtohet në vendin tonë, AKU i kërkoi prodhuesve të qumështit që të heqin nga tregu produktin e tyre.
Ministria e Shëndetësie urdhëroi dje që në çdo institucion shkollor, kryesisht çerdhet dhe kopshtet të mos përdorin qumështin i cili rezultoi me nivel të lartë të aflatoksinës. Më pas erdhi dhe urdhri i Bashkisë Tiranës e cila ndalonte furnizimin e tyre me qumështin e rrezikshëm të kopshteve dhe çerdheve. "Do të dalë urdhëri i Ministrit që do i shkojë Institutit të Shëndetit Publik për kontrollin e menjëhershëm të konsumimit të qumështit në institucionet publike, çerdhet dhe kopshtet, pse jo edhe në institucione të tjera. Krahasimisht me AKU-në edhe ne do të bëjmë ekzaminimin e mostrave të referuara, të markave të tregtuara, seritë e të cilave janë përmendur si me përmbajtje më të lartë se sa norma të aflatoksinave", tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero. Më tej Drejtori i Politikave në MSh sqaroi dje se “Autoritetet shëndetësore ndërhyjnë në rastet kur ka indikacione për shtim të pazakonshëm të intoksikimeve, ndodhi të tyre në grupime njerëzish, apo kur ka sinjalizime të pranisë së faktorëve të rrezikut që kërkojnë hetim dhe adresim të menjëhershëm”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.02.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Si u zbulua aflatoksina në qumësht dhe çfarë është