"21 janari", Braçe: Basha-Berisha
përgjegjës, të largohen nga politika!

"21 janari", Braçe: Basha-Berisha<br />përgjegjës, të largohen nga politika!
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe i është rikthyer edhe një herë ngjarjes së 21 janarit të vitit 2011, ku në demonstratën e opozitës së atëhershme, mbetën të vrarë 4 persona, fare pranë ambienteve të Kryeministrisë.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se të njëjtët persona të cilët urdhëruan vrasjen e tyre, konkretisht, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-Ministri i Brendshëm, aktualisht kreu i PD dhe i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha janë ende në politikë.
 
Dhe për Braçen, përpos faktit se këta persona ende nuk janë dënuar për urdhrin e lëshuar, ata kërkojnë dekriminalizimin e Kuvendit, ku sipas tij, të parët që duhet të largohen nga politika dhe Kuvendi janë pikërisht Basha dhe Berisha.
 
Lidhur me këtë çështje Braçe nënvizon se  nga kjo do të varet edhe vota e tij në draft-rezolutën për dekriminalizimin e Kuvendit, ku sipas Braçes pjesë e kësaj pakete duhet të jetë edhe largimi i Bashës e Berishës nga politika dhe Kuvendi.
 
Më poshtë postimi në rrjetet sociale i deputetit të PS, Erjon Braçe:
 
A eshte krimi me i rende qe mund te ndodhe ne nje vend, VRASJA E KRYER NGA KRYEMINISTRI, MINISTRI I BRENDSHEM, KOMANDANTI I GARDES, DREJTUESI I KOMANDOS SE GARDES?! Kudo, natyrisht qe po, ky eshte!! 4 vite me pare ne kete vend, mu ne Bulevardin e vetem te ketij vendi, para selise se Kryeministrit, me urdher te tij te pranuar boterisht;

JANE PUSHKATUAR ME ARME TE QEVERISE, 4 QYTETARE SHQIPTARE TERESISHT TE PAFAJSHEM POR KUNDERSHTARE TE KRYEMINISTRIT DHE QEVERISE SE TIJ!!

Ai Kryeminister eshte ne Kuvend; Ai minister i Brendshem eshte ne Politike dhe kryetar i partise me te madhe te opozites, kryetar i Bashkise se kryeqytetit njeheresh.

Tani kam nje pyetje: A DO DEKRIMINALIZOHET POLITIKA DHE KUVENDI NGA KETA TE DY APO JO?

Nga pergjigja varet vota ime per nje ligj qe po hartojne vartesit e ketyre te dyve!! (zarat domethene, meqe nje deputet ka futur ne mode zhargonin vendas)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!