Pas rrëzimit të rekursit të prokurorisë nga Gjykata e Lartë për dosjen e "21 janarit" ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se 21 janari u mohua pas një zvarritjeje kriminale, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësinë e kreut të bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu si një farsë të neveritshme.

"Xhmziu i pafajshem dje pas nje farse te neveritshme, 21janari i mohuar sot pas nje zvarritjeje kriminale; ja pse s'duan reforme ne drejtesi!", shkruan Rama në profilin e tij.

Pak minuta më vonë, Rama ka plotësuar statusin e tij duke shtuar se PD mendon për armët pasi i tmerron drejtësia që vetëm reforma në drejtësi e sjell.

"Ja pse bertasin perdite e me fort "krimi krimi!" dhe u vete mendja deri tek armet, i tmerron drejtesia qe vetem Refoma ne Drejtesi e sjell!" thotë Rama.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)