"5 mijë vende pune", reagon PD
Bogdani: Veliaj tallet me të rinjtë

"5 mijë vende pune", reagon PD<br />Bogdani: Veliaj tallet me të rinjtë
Pas thirrjes që Ministri i mirqënies Sociale dhe Rinisë , Erion veliaj u bëri të rinjve nga e gjithë shqipëria për tju bashkuar panairit të punësimit të çelur sot në pallain e Kongreseve sepse këtë vit ishin të hapura rreth 5 mijë vende pune për ta, ka reaguar partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Demokrat, Gert Bogdani ka thënë se kjo është vetëm një tallje e ministrit Veliaj me të rinjtë. Ai ka thënë se këto janë vetëm mashtrime që nuk i japin përgjigje shqetësimeve dhe problemeve që kanë shqipëtarët. Sipas Bogdanit edhe kjo e sotmja është në vazhdën e të gjitha padrejtësive që kjo ministri dhe kjo qeveri i kanë bërë qytetarëve shqiptarë, të cilët sot janë më pak të punësuar se më parë.  

Pasi guxoi të tallej me qytetarët shqiptarë para një jave, ministri i Mirëqënies Sociale, tashmë siç e njohin të gjithë ministri i mirëqënies personale, duke thënë se shqiptarët ikin jashtë se jetohet më mirë, sot guxoi të tallet përsëri.
Guxoi  duke i thënë qytetarëve shqiptarë dhe mbi gjitha të rinjëve shqiptarë hajdeni,  dynduni në Pallatin e Kongreseve, se ka 5 mijë vende pune për të tërë.
Këto janë thjeshtë mashtrime të rradhës, mashtrime që nuk i japin asgjë qytetarëve shqiptarë, që nuk ndihmojnë të ardhmen e tyre, këto janë mashtrime që nuk i ndihmojnë në punësimin e tyre.
Por kjo e sotmja është në vazhdën e të gjitha padrejtësive që kjo ministri, kjo qeveri i ka bërë qytetarëve shqiptarë. Sot shqiptarët janë më pak të punësuar se më parë. Këtë e tregojnë shifrat e INSTAT-it, shifrat zyrtare ku numri i papunësisë është rritur deri në 18 % dhe 34% nga këta janë të rinj.
E tregojnë shifrat e sigurimeve shoqërore të cilat kanë rënë me 3.4 % për vitin e kaluar. Kjo tregon që shqiptarët nuk punësohen, sepse nqse nuk punësohen, nuk paguajnë as sigurime shoqërore. Ministri sot guxon e tallet dhe i thotë që kemi mbyllur marrëveshjet me pensionet për Gjermaninë.
Shqiptarët sot nuk duan pensione, shqiptarët sot duan punë, shqiptarët sot duan një ministër që të punojë për mirëqënien e tyre dhe jo t’i çojë ata në emigracion.
Shqiptarët sot duan një kryeministër që të rrijë në Shqipëri dhe të punojë, jo një kryeministër që të udhëtojë sa nga Gjermania e si sot në Turqi, një kryeministër turist i një populli në eksod
”, tha Bogdani. 

Disa orë më vonë daj deklaratës së deputetit demokrat reagoi dhe Partia Socialiste. Në një deklaratë për mediat nga kjo seli theksohet se Panairi i Punës 2015 është një sinjal shprese për çdo qytetar shqiptar që është në kërkim të një vendi pune. 

"5000 vende pune ofrohen në këtë panair në industrinë e shërbimeve, tregti, industrinë përpunuese, sistemin bankar etj. Kushdo që është i interesuar, përfshi këtu Partinë Demokratike, mund të shkojë dhe ta verifikojë këtë fakt lehtësisht. Sot ka mbi 93000 shqiptarë të siguruar më shumë se në vitin 2014. Sot ka 10 zyra të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, të cilat janë funksionale dhe realisht ofrojnë shpresë dhe gjejnë zgjidhje për qytetarët. Ndërkohë që deri në vitin 2013 këto zyra kishin një numër më të madh punonjësish sesa numri i qytetarëve që punësonin. Sot fondi i mbështetjes së punësimit, i cili po jep rezultatet e tij të para, është transparent dhe nuk shpërndahet më mbi bazë të preferencave apo interesave të atyre që e shpërndanin atë deri në 2013", theksohet ndër të tjera në reagimin e PS-së.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në