"55-a serbe" bashkohet me çadrën
e PD: Rama, narkokryeministri

"55-a serbe" bashkohet me çadrën<br />e PD: Rama, narkokryeministri
“Kurir”, tabloidi më i madh serb është hapur ditën e sotme me një artikull ku sulmon hapur Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke e quajtur, narkotrafikant.

Në fakt i gjithë artikulli, jo vetëm që ka të njëjtën gjuhë si opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, por madje bazohet në akuzat e bëra nga ky i fundit nga çadra. Artikulli madje, merr për bazë të gjitha deklaratat e Bashës, duke u bërë “njësh” kështu me çadrën.
kurir
(Kopertina e gazetës serbe, Kurir)

Por, artikulli nuk thotë asnjë fjalë për qëndrimet e ndërkombëtarëve si SHBA dhe BE kundër Bashës dhe politikës së tij bllokuese që po përdor. Apo edhe akuzat e shumta që janë bërë nga çadra ndaj faktorit ndërkombëtar.

“Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës. Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike”, shkruan taboloidi më i madh serb “Kurir”.

Në fakt mund të duket e çuditshme se si Lulzim Basha dhe Serbia mund të përdorin të njëjtën gjuhë, por kjo shton edhe më tepër aludimet e bëra në media për një lidhje të Bashës me Serbinë dhe vendet pro-ruse.

Kjo do të shpjegonte më së miri edhe akuzat e Bashës ndaj SHBA dhe BE-së, si dhe politikat anti-shqiptare të kreut të demokratëve. 

Artikulli i plotë i “Kurir”: “Narkokryeministri, opozita akuzon”
5 miliardë euro në vit është qarkullimi çdo narko-industrinë shqiptare,

Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet,

Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës,

Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike,

Tërë shteti jeton nga droga:

-5 mijardë euro është qarkullimi vjetor i narko-industrisë në Shqipëri, gjë e cila përbën gjysmën e PBB –së,

-5.204 plantacione me marihuanë janë zbuluar vetëm gjatë vitit 2016,

-20% të fitimit të prodhimit të marihuanës e merr policia që të mos i prekë,

-3.000 policë janë nën hetim për shkak të korrupisonit vetëm vitin e fundit,

-1 Kilogram marihuanë kushton nga 100 në 200 euro, ndërsa në Itali shitet me 1.500 ero.

Tiranë-Kriza politike në Shqipëri ka arritur pikën e vlimit pasi Lulzim basha, lideri i Partisë opozitare demokratike, ka akuazuar Edi Ramën si narko-shpërndarës.

Basha ka deklaruar se opozita e cila proteston që prej dy muajsh, do t’i bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, sepse Rama, paratë e fituara nga zgjedhjet i përdor për të manipuluar zgjedhjet.

Bojkoti i zgjedhjeve
-Rama miraton kultivimin e kanabisit, ndërsa qeveria e tij kriminele dhe e korruptuar me ndihmën e parave të fituara nga shpërndarja e drogës dëshiron të manipulojë zgjedhjet- tha Basha.

Opozita pohon se Ministri i punëve të brendshme i Ramës Saimir Tahiri ka është hallka kryesore në tregtinë e drogës, ndërsa DEA amerikane dhe Interpoli hetojnë dyshimet për lidhjet e Ramës dhe Tahirit me grupet kriminale në Itali.

Prokuroria në gadishullin Apenin dyshon se Ndrageta është blerësi kryesor i drogës që vjen nga Shqipëria, prodhuesi kryesor europian i kanabisit. Njëkohësisht Shqipëria është edhe qendra kryesore shpërndarëse e kokainës dhe heroinës në Europë.

Bashkëpunimi me Ndragetën
Mbi bashkëpunimin e rregjimit në Tiranë me grupet kriminale dëshmon edhe veprimtaria e Donald Lusë, ambasadorit amerikan në Shqipëri, i cili e ka akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla se është kundërshtar i drejtësisë. Është interesante se, në muajin mars, një grup senatorësh amerikanë kërkuan prej qeverisë së tyre, që të pengohet ndikimi i miljarderit Xhorxh Soros në Shqipëri, ku ai mbështet Ramën, duke e ndihmuar atë edhe si shpërndarës droge si dhe grupet kriminale.

-Nëpërmjet portit të Durrësit shumë përfshihen në kanalet që vinë nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë. Narko-mafia nga Kosova në thelb mështetet nga Edi rama financiarisht, por edhe në do drejtim tjetër. Mendohet se mafia shqiptare është e treta për nga fuqia pas asaj ruse dhe turke. Në fakt Rama është rob i mafiozëve kosovarë. Kjo mafie nga Kosova është përhapur edhe në Shqipëri nëpërmjet investimeve, blerjes së pronave të patundshme, fabrikave, porteve të vegjël… Ata kanë blerë gjithçka. Ramën në fakt e ka krijuar mafia kosovare- thotë për „Kuririn“ Marko Nicoviçi, analist dhe ish shef i policisë së Beogradit.

Rama dhe Basha u takuan dje në zyrën e Presidentit Bujar Nishani, por as pas tri orësh nuk arritën asnjë marrëveshje.

Dragomir Angjelkoviç mbi lidhjet e politikanëve dhe mafias
Analisti Dragomir Angjelkoviç thotë se edhe Shqipëria, si edhe Kosova, „është zhytur plotësisht në kanxhat e mafias“.
-Në shqipëri ka një simbiozë të pandashme ndërmjet strukturave politike dhe kriminale. Kontrabanda e narkotikëve është puthuaje dega kryesore e ekonomisë, kështuqë këto akuzat mes pushtetit dhe opozitës vetëm sa flasin për faktin se ata janë që të gjithë të përzierë, se nuk është vetëm Rama por ka shumë të tjerë. Megjithatë, jam i sigurtë se një pjesë e madhe e elitës politike nga Shqipëria dhe Ksoova bashkëpunojnë me narko-strukturat- thotëe ai për "Kurir". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare