"Alo, Isa Mustafa jam...", Gazetari:
Ja si më kërcënoi Kryeministri

"Alo, Isa Mustafa jam...", Gazetari:<br />Ja si më kërcënoi Kryeministri
Portalet online të Kosovës shkruajnë se gazetari Vehbi Kajtazi ka marrë një kërcënim nga kryeministri Isa Mustafa. Kjo për shkak të botimit të një lajmi se vëllai i kryeministrit ka kërkuar azil në Gjermani.
 
Gazetari është shprehur se Mustafa i ka telefonuar në ora 17.32 nëpërmjet Viberit.
 
“Alo, Isa Mustafa jam. Ti a nuk pate me ç’ka me u marrë a veç me vëllain tem, a?”, - ka thënë Mustafa.
 
Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.
 
“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, - ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.
 
Gazetari thotë se ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi i ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po ia hap telefonin.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor