"Baroni i drogës" PD:Kokëdhima
emëroi Kelmend Balilajn me para

"Baroni i drogës" PD:Kokëdhima<br />emëroi Kelmend Balilajn me para
Partia Demokratike, me anë të degës së saj në Delvinë, ka akuzuar dje Koço Kokëdhimën se po tenton që të mbulojë lidhjet me Klement Balilajn, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas opozitës, Koço Kokëdhima i ka marrë para Klement Balilajt për ta emëruar drejtor. “Oligarku Koço Kokëdhima, i kapur në shkelje të ligjit nga Gjykata Kushtetuese, ka fabrikuar sot në gazetën e tij një mashtrim ordiner, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij të afërta e të drejtpërdrejta me Klement Balilajn, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Është pikërisht Kokëdhima, për të cilin të gjithë në Sarandë e në Delvinë e dinë që i ka marrë para Balilajt për ta emëruar në krye të transportit rajonal, që nxjerr gënjeshtra të qëllimshme në gazetën e tij”, thekon PD.

Opozita shton se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë. “Dega e Partisë Demokratike Delvinë deklaron se qytetari Hamza Hamza, që përdoret si dëshmitar i rremë nga Kokëdhima, jo vetëm nuk është pjesë e strukturave të PD Delvinë, por ishte në ballë të fushatës së mazhorancës së sotme në vitin 2013 e 2015. Dega e Delvinës në fshatin Stjar, përfaqësohet me kryetarin Murat Skura”, thuhet në deklaratën degës së PD, Delvinë. Ndërkaq, dy ditë më parë, PD ka akuzuar drejtues të lartë të mazhorancës, se kanë mbështetur Balilin.

“Klement Balili, i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nga gjysma e Evropës dhe nga DEA amerikane, i emëruar drejtor i transportit rajonal të Sarandës nga Edi Rama, jo vetëm kishte mbështetjen e nevojshme politike e qeveritare për biznesin e tij kriminal, por shërbimet dhe favoret e Saimir Tahirit ndaj tij kanë arritur kulmin me pastrimin e të kaluarës së tij kriminale. Është zbuluar se janë hequr në kartelën e Balilit krimet e precedentët e mëparshëm. I shpalluri në kërkim ndërkombëtar, i konsideruar nga CNN si Eskobari i Ballkanit, rezulton me një të shkuar të pastër, edhe pse në vitin 2006 u kap me 750 kilogramë drogë”, thotë PD. 


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar