TIRANE - Ministria jonë e Punëve të Jashtme është shprehur e zhgënjyer në lidhje me veprimin e Serbisë për mos njohur për 6 muaj ambasadorin shqiptar në Beograd. Në një reagim për Shqiptarja.com zëdhënësi i MPJ-së Glevi Dervishi tha se autoritetet shqiptare patën vullnetin për të ndarë ndeshjen e futbollit dhe incidentin që ndodhi, nga politika.
“Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara”, thuhet në reagimin e MPJ.
Reagimi i plotë i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme
“Jemi të zhgënjyer nga veprimet e autoriteteve serbe, që paragjykojnë vullnetin e mirë e të plote të Autoriteteve shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit dhe ndarjen e sportit nga politika.
Komunikimi i papërshtatshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme serbe me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, është një reagim jo-propocional.
Reagime të tilla, si dhe leximi arbitrar i imuniteteve dhe privilegjeve të diplomatëve, shkojnë përtej rregullave të gjithë-pranuara nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe na kujtojnë praktika të tejkaluara.
Kjo është dita e sportit dhe e lojës së ndershme.
Kjo është dita që çeli me takimin historik të studentëve serbë e shqiptarë në Tiranë, që tregon se gjenerata e re e dy vendeve tona sheh përpara drejt vlerave europiane dhe i ka lënë pas makthet e së shkuarës”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com