ATHINË - Ekonomia greke do të ketë ritme pozitive zhvillimi këtë vit, për herë të parë pas recesionit më të keq në kohë paqeje dhe me papunësinë më të lartë në eurozonë, ndërkohë që investitorët po blejnë sërish bonde greke, vë në dukje agjencia informative "Bloomberg" në një shkrim të zgjeruar me referenca historike për krizën greke.
Ndër të tjera, vihet në dukje se "interesat e bondeve 10-vjeçare greke ranë në 5,79 për qind nga 44,2 për qind në 2012, sukses më i rëndësishëm se fitorja e një llotarie" duke shtuar se "rritje të konsiderueshme paraqiti edhe Bursa e Athinës, me 46 për qind 12 muajt e fundit.
Greqia u karakterizua sërish si një treg në zhvillim për investitorët, një status që e kishte humbur gjatë anëtarësimit të vendit në eurozonë, ndërsa besimi ndaj vendit është kaq i fuqishëm, saqë muajin e kaluar investitorët e favorizuan Greqinë më shumë se vendet e tjera të ngjashme".
Në fund, vihet në dukje se "ashtu si në të gjitha dramat, pati përmbysje gjatë krizës greke, stacione kritike, ndërsa fundi i saj ende nuk është garantuar. Kriza, 'Odiseja e re', siç e kishte quajtur Jorgos Papandreu (ish-kryeministër i vendit), filloi në 2010, ndërsa sot paraqiten shenjat e para të rimëkëmbjes". "Shkuam në fund, por tani mund të shkojmë vetëm lart dhe do të shkojmë lart", i deklaroi "Bloomberg"-ut kryeministri Antonis Samaras në muajin prill./ ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com