"Bomba" e Erdogan:Bashkë me
Putin do ndryshojmë botën

"Bomba" e Erdogan:Bashkë me<br />Putin do ndryshojmë botën
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë mbajtur sot një takim, i cili është i pesti pas incidentit mes këtyre dy vendeve.Pas takimit mes tyre Erdogan dhe Putin kanë zhvilluar një konference të përbashkët për media.

Në fjalën e tij presidenti Erdogan në lidhje me çështjen e Sirisë ka thënë:

Përsa kohë që dhimbjet do të vazhdojnë ne sigurisht do të vazhdojmë të realizojmë takime dhe të bisedojmë rreth Sirisë. Do të vazhdojmë angazhimet tona për të gjetur zgjidhje rreth kësaj problematike pa mbyllur veshët tanë ndaj britmave të të pafajshmëve.Gjithashtu edhe miku im Putin në mënyrë të sinqertë  dëshiron që ti jap fund kësaj drame. Kam patur dhe kam besim se ai vet do të ketë një kontribut dhe përpjekje të madhe në zbatimin e regjimit të armëpushimit.Po përjetojmë një periudhe ku mbi ne ka shumë përgjegjësi të rëndësishme.Besoj se hapi që do të ndërmarrë Rusia dhe Turqia do të ndryshojë fatin rajonit”.

Ndërsa në lidhje me sulmin kimik në Han Shejhun të Sirisë Erdogan ka thënë se “Askush nuk do të mbesë dhe nuk duhet të mbesë pa u ndëshkuar nga një sulm i tillë i egër.Sot me të nderuarin Putin kam vërejtur se jemi në të njëjtin mendim se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndëshkohen përgjegjësit e këtyre sulmeve.Në të gjitha këto çështje do të vazhdojmë punimet tona në koordinim të vazhdueshëm me Rusinë”.

“Armëpushimi i zbatuar nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit përbën një dritare mundësie të rëndësishme që punimet për zgjidhjen politike të kenë sukses. Nuk duhet të humbasë kjo mundësi e artë “, ka thënë ndër të tjera Erdogan.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore