Ministrat e Brendshëm të BE do të mblidhen nesër në një takim urgjent, pas sulmeve terroriste në Bruksel. Menjeherë pas situatës kaotike të krijuar nga terroristët në aeroportin dhe metronë e Brukselit, BE kërkon të diskutojë e të shtojë masat e sigurisë për të ardhmen e Europës e cila duket se është në rezik. 

Kërcënimet e Shtetit Islamik kanë qënë të vazhdueshme për të gjithë vendet e Unionit pas Brukselit, gjë e  cila duhet marrë me seriozistet nga autoritet e Bashkimit Europian.

Më herët presidenti amerikan, Barack Obama gjatë një vizite të tij në Argjentinë, u zotua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luftojnë kundër ISIS. Obama iu ka drejtuar botës duke thënë se duhet të qëndrojmë sebashku kundër terrorizmit.

Redaksia online
(shqiptarja.com)