Qendrat e këshillimit në kthyer në një vend rrëfimi për gratë e dhunuara. Iris Luarasi na thotë se çdo ditë ka rreth 15 denoncime.
Çfarë ndodh pasi këto gra të dhunuara vijnë në qendrën e këshillimit?
Gratë e dhunuara që vijnë te ne i këshillojmë që të bëjnë denoncimin në polici, pasi kjo është e vetmja mundësi që të shmangim një krizë të mundshme apo edhe një vrasje. Vetëm nëse njoftojnë në polici ato mund të jenë nën kontroll, sepse ka raste të grave që kanë njoftuar, kanë denoncuar dhe kanë tërhequr vendimin. Por edhe kur gruaja e tërheq denoncimin ajo duhet të vazhdojë të ndiqet nga prokuroria, sepse e kanë detyrim ligjor.
Sa denoncime në ditë bëhen në qendrën tuaj?
Në kohën kur nuk ka reklama në media, ka 10 deri në 15 denoncime. Kur ka reklama pastaj numri është më i lartë. Kjo nuk tregon nivelin e dhunës, por tregon se sa të ndërgjegjësuar janë njerëzit. Pasi ekziston një numër i madh njerëzish që janë të pandërgjegjësuar. Gra që kanë frikë ta denoncojnë dhunën, sepse thonë çfarë do fitoj unë nëse e denoncova. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen. Pastaj ka edhe nga ata që janë mësuar me dhunë dhe mendojnë që kështu është mënyra se si duhet të jetojë njeriu. Pasi ka vajza që janë rritur me atë ide, që janë pronë e babait ose e vëllait dhe në momentin që martohen janë pronë e burrit dhe kjo për to është një gjë normale dhe janë edukuar me këtë lloj fryme. Asaj i duket normale dhe për të kështu duhet të jetosh.
/Shqiptarja.com