"Çështja Frroku", Basha: Minë
në themelet e Policisë dhe shtetit

"Çështja Frroku", Basha: Minë<br />në themelet e Policisë dhe shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan  se ngjarja e fundit për çështjen 'Frroku', që çoi në arrestimin e dy zyrtarëve të Interpol në Shqipëri dhe dorëheqjen e drejtorit, Artan Didi, është një minë në themelet e policisë e të shtetit. 

"Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij. Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje. Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit. Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij", shkruan Basha. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve