"Çiklisti" i 2 bombave, personi i
njëjtë që la C4 afër "Petro Ninit"

"Çiklisti" i 2 bombave, personi i<br />njëjtë që la C4 afër "Petro Ninit"
“Epidemi” tritoli dhe panik mes qytetarëve në Tiranë. Pas ndodhjes së katër rasteve të tritolit, banorët e kryeqytetit janë zgjuar sërisht me një rast tjetër të vendosjes së tritolit, ku këtë herë ngjarja është rregjistruar në 04:21 të mëngjesit në një rrugicë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë, për një biçikletë të braktisur në një rrugicë, e cila kishte diçka të dyshimtë në kosh. Menjëherë efektivët kanë shkuar në vendin e krimit, duke zbuluar një sasi prej 1 kg lëndë eksplozive tritol, të mbushur me gozhdë dhe vida.

Ajo që ka habitur policinë ka qenë një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që nëse do të shpërthente tritoli, fuqia e goditjes shkatërruese sipas hetuesve do të ishte tre herë më e madhe. Një mekanizëm të tillë kishte në plan të përdorte dhe Julian Sinanaj për vrasjen e biznesmenit të gazit Piro Bare.

Ajo që tashmë kanë zbuluar oficerët e policisë, është se në kartën SIM, të lidhur me dy detonatorë dhe celularin, u gjetën tre thirrje telefonike e datës 10 shkurt 2015 dhe të gjitha rreth orës 8.00 Pra bomba duhet të shpërthente 5 orë pas asaj tek farmacia e babit të Tahirit.

I njëjti person
Kostatimi i kësaj thirje telefonike, rezulton në të njëjtën natë me atë kur është sulmuar me tritol, familja e Saimir Tahirit dhe banesa e ish-shefit të komisariatit nr. 3 Alfred Numani. Kjo tregon se biçikleta së bashku me tritolin është vendosur dy ditë para se ajo të zbulohej nga policia. Fakti që ajo nuk ka shpërthyer, edhe pse janë bërë tre tentativa, specialistët tregojnë se mund të ketë pasur probleme nga bateria ose përcjellësi i rrymës elektrike në detonator, i njëjti defekt që bëri të mos shpërthejë bomba në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku parkonte automjetin babai i Tahirit.

Tashmë policia ngre dyshime të forta se lëndën shpërthyese e ka vendosur i njëti person, që ka shkuar me biçikletë në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit. Hetuesit ngrenë dyshime të forta se personi me biçikletë ka udhëtuar nga Linza, ku fillimisht ka vendosur sasinë e tritolit në farmacinë e prindërve të Tahirit, dhe më pas me biçikletë ka udhëtuar në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”, ku pranë shtëpisë së prindërve të Tahirit, tek stacioni i autobuzit ai ka vendosur tritolin e dytë.

Ndërkohë dyshimet flasin se i njëjti person, ka udhëtuar nga zona e “Vasil Shanto”-s, në drejtim të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku mendohet se ka braktisur biçikletën me tritol dhe më pas mund të jetë larguar me automjet në drejtim të Linzës. Mendohet se largimin ai e ka bërë me ndihmën e personave të tjerë, ndërsa policia dhe prokuroria po punojnë të gjejnë prova gishtash në celular, dhe në biçikiletë.

Grupi terrorist
Të ndodhur përballë një situatë të tillë, oficerë të policisë dhe prokurorisë ngrenë dyshime të forta se një grupim terrorist kanë vendosur lëndët eksplozive, për të kërcënuar ministrin e Brendshëm Saimit Tahiri dhe përhapur terror dhe panik në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia gjatë ditës së djeshmë janë shoqëruar dhjetëra persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërisht të lirë.

Alarmi për pako me tritol në “21 dhjetori” doli fals
Një pako e dyshimtë në mes të rrugës bllokoi përreth një orë qarkullimin për në qendër, pasi u dyshua fillimisht se bëhej fjalë për lëndë shpërthyese. Pas analizimit që forcat xheniere i bënë pakos të vendosur në “Rrugën e Kavajës”, rezultoi se nuk bëhej fjalë për tritol. Ishin qytetarët të cilët njoftuan policinë për pakon e dyshimtë, ndërsa menjëherë u bllokua i gjithë qarkullimi për në qendër. Pakoja ishte vendosur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Kavajës” me 21 Dhjetorin, pranë poliklinikës qendrore numër 9.

Ende nuk dihen personat që kanë vendosur pakon në mes të rrugës. Duke iu referuar sulmeve të njëpasnjëshme me tritol që tronditën Tiranën në këto dy ditë, u shkëput energjia elektrike dhe u bllokuan valët telefonike në zonë, për të shmangur kështu një shpërthimit të mundshëm me telekomandë.

E gjithë skena policore është parë në sytë e shumë qytetarëve të ndryshëm që kanë rrethuar zonën nga kureshtja. Ndërkohë që nga bllokimi i rrugës së Kavajës, në zonën e “21 dhjetorit” janë krijuar rradhë të gjata të trafikut. Pas ndërhyrjes së policisë dhe mësimit se nuk kishte asnjë eksploziv në kutinë e braktisur në mes të rrugës, është urdhëruar menjëherë lirimi i rrugës së Kavajës që lidhet me sheshin qëndror të Tiranës. Sipas burimeve të policisë ka qënë një telefonatë nga një qytetar, i cili ka njoftuar sallën operative se një pako e dyshimtë ndodhej në mes të rrugës së Kavajës, e cila mund të jetë mbushur me eksploziv.

Rasti fatmirësisht rezultoi të ishte fals, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme,policia falë telefonatave arriti të zbulojë një biçikletë të mbushur me 1 kg lëndë shpërthyese tritol, e cila ishte përgatitur të shpërthente, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Aktualisht lidhur me këtë ngjarje janë duke u zhvilluar hetime të një pas njëshme, ndërsa policia ka ngritur një sërë dyshimesh, por nuk ka ende asnjë person të arrestuar.

02:23 min
Pikërisht në këtë orë të mesnatës, autorët kanë vendosur lëndën shpërthyese me ekspluziv dhe pas disa minuta tritoli ka shpërthyer, duke dëmtuar biznesin e familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

03:45 min
Teksa ora po shkonte drejt 4, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në ambjentet e një pallati. Ishte banesa e oficerit të policisë Alfred Numani, që ishte sulmuar me tritol, duke e shkatëruar thuajse plotësisht.

04:21 min
Në këtë orë policia ka zbuluar biçikletën së bashku me 1 kg tritol, të mbështjellë me një qese me gozhdë dhe vidha, si dhe një bidon të mbushur me benzinë, me qëllim ritjen e forcës së shpërthimit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë