"Çmendet" lotaria amerikane

"Çmendet" lotaria amerikane
Si asnjëherë më parë lotaria amerikane “Powerball” ka arritur shifrën e 1.5 miliardë dollar, ndërsa të mërkurën do të luhet një tjetër shans për të gjetur fituesin. 

Një biletë Powerball kushton 2 $ dhe shansi për të fituar çmimin e parë është një 1 në 292 milion. Deri tani janë shitur më shumë se 500 milionë bileta.

Miliona amerikanë kanë zënë radhë të gjata për të blerë bileta lotarie ose i blejnë ato në internet, me ëndrrën për t’u bërë multimilionerë.

Lotaria luhet në 44 shtete. Lotaria ka vazhduar të rritet ndërsa askush nuk e ka fituar që nga fillimi i nëntorit, kur kishte vlerën 40 milionë dollarë. Lotaria Powerball luhet dy herë në javë.

Fituesi mund të zgjedhë për të marrë pagesa vjetore gjatë 30 viteve të ardhshme, ose një pagesë të plotë - minus 39 për qind taksa federale, shtetërore dhe lokale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0