Arturo Vidal vlen 60 milion Euro. Kjo është oferta që ka përgatitur ekipi i Manchester United për mesfushorin e talentuar të ekipit të Juventusit.

Kiliani prej ditësh është në qendër të vëmendjes nga shumë klube në Evropë, por Manchester United e ka në plan të parë duke tentuar gjithçka që të bindë pronarët e ‘Zonjës së Vjetër”.

Oferta do t’u parashtrohet drejtuesve të Juves në orët në vijim nga  menaxherët e ‘Djajve të Kuq’.

E ndërsa për Juven shumë stratosferike duket se është e parefuzueshme, e njëjta gjë është edhe për mesfushorin, i cili do të përfitonte jo pak, por 8 milionë Euro në edicion, pa shtuar këtu bonueset. Përballë një oferte të tillë Juve sipas të gjitha gjasave do të dorëzohet.

d.b/shqiptarja.com