"CEZ", kërkesa e PD për hetim
ndërkombëtar shtyhet në nënto

"CEZ", kërkesa e PD për hetim<br />ndërkombëtar shtyhet në nënto
TIRANE - Hetimi ndërkombëtar i CEZ do të shqyrtohet në nëntor. Projektligji i depozituar nga Partia Demokratike që lejon hetimin e çështjes CEZ nga prokurorë të huaj, do të hyjë në programin e punës së Kuvendit, në 5 nëntor, datë kur do të hartohet programi i ri tre mujor. Sipas Rregullores së Kuvendit, projektligji do të hyjë në kalendarin e punimeve, për t’u shqyrtuar në komisionet parlamentare, e më pas, do të kalohet për votim në parlament. Mbledhja e djeshme e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me debate mes palëve për këtë çështje. ​

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka akuzoi mazhorancën për zvarritje të hetimit ndërkombëtar në CEZ, duke mos futur në kalendarin e punimeve projektligjin e sjellë nga PD. "Edhe Konferenca e Kryetarëve nuk ka futur sot as një kalendar e as në program propozimin e opozitës për lejimin e hetimit ndërkombëtar. Kjo mazhorancë nuk e do hetimin ndërkombëtar të CEZ. As vizita e fundit e Ramës në Pragë nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Është shkelur rregulloren e Kuvendit. Sot përpiqeni të bëni lojëra për t’ju shmangur hetimit të këtij skandali të gjithë pranuar",-tha Paloka.

 Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj tha se procedura është korrekt me Rregulloren e Kuvendit. “Ne nuk kemi miratuar programin sot, ne kemi miratuar kalendarin. Në programin e parë që do miratohet, siç u tha dhe në Konferencën e Kryetarëve do të hyjë. Ne sot nuk miratojmë programin e punës, rregullorja është e qartë. Ju po abuzoni jo ne, publiku duhet të jetë i qartë, kjo çështje duhet të hyjë më parë në program që të kalojë në kalendar”,-tha Leskaj. Por për kreun e grupit demokrat, kjo përgjigje ishte një përpjekje për të shpëtuar përmes procedurave.

“Se prapë po abuzohet, kujtoni se vërtetë shqiptarët i hanë këto që ju nuk po e fusni projektligjin se nuk ju lë rregullorja. Rregullorja thotë se çdo projektligj në momentin që paraqitet në Kuvend futet në program dhe pas dy javësh i futet e drejta të jetë në kalendar. Sot kemi diskutuar kalendarin, projektligji ka dy javë që është futur në program”,-tha Paloka. Pas tij e mori fjalën, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili tha se drafti do të hyjë në programin e punës më 5 nëntor. “Zotërinj, diskutuam projekt kalendarin dhe jo projekt programin.

Në datën 5 do futet në program dhe mandej ne kalendar. Kjo çështje ka marrë përgjigje institucionale brenda rregullores dhe opozita vazhdon të kërkojnë në kundërshtim me rregulloren. Kjo çështje është në fund të ditës së rendit. Juve nuk dini se çfarë kërkoni jeni tërësisht të çorganizuar”,-tha kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi.

Ai tha se është dakord me kërkesën e opozitës, po se hetimi duhet të nise që në ditën e parë të firmosje kur ishte në pushtet PD-ja. Deputeti socialist përsëriti qëndrimin e Ramës, duke u shprehur se “më troç nuk ka ku të shkojë: Prokuroria mund të kërkojë asistencë dhe ekspertizë të huaj, është institucion i pavarur.

Kryeministri që keni merak ju një seancë më parë ju kërkoi që jemi të gatshëm tu kërkojmë partnerëve tanë të asistojnë për një çështje të ndjeshme. Më troç, më pastër, më hapur se kaq nuk ka ku të shkojë!”


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'