"Champions", përballje titanësh
Barcelona- City, Juventus-Dortmund 

"Champions", përballje titanësh<br />Barcelona- City, Juventus-Dortmund 
Juve-Dortmund Manchester City – Barcelona dhe Juventus-Dortmund janë dy sfidat e sotme që dhuron Champions League në orën 20:45. Në Angli, Barcelona do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë, aq më të tepër që vjen pas humbjes në kampionat ndeshjen e fundit përballë ekipit të Malagas.

Frika se humbja mund të ndikojë është e madhe te drejtuesit e Barcelonës edhe pse në deklaratat publike e mohojnë duke e cilësuar si një hap fals që nuk do të përsëritet. Trajneri Luis Enrike shprehet se “Ndeshja kualifikuese nuk ka favoritë, sepse të dyja skuadrat janë për titull.

Një gjë e tillë do të tregohet në fushë. Kam besim se do
të fitojmë”. Në krahun tjetër, Manuel Pelegrini premton se ndeshjet e këtij edicioni nuk do të jenë si edicionin e kaluar. “Përballemi kemi Barcelonën e vërtetë, pavarësisht humbjes së
fundit. Ne po kalojmë një moment të mirë dhe shënuam 5 gola në fundjavë.

E rëndësishme është të fitojmë në shtëpinë tonë, dhe nëse kjo nuk do të jetë e mundur, të paktën të mos pësojmë gol. Sezonin e kaluar vinin në sfidën me Barcelonën pasi kishim zhvilluar 19 ndeshje brenda dy muajsh. Nuk duhet të lejojmë kundërshtarin që të kontrollojë topin’ përfundoi ai.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni