"Check up", Basha: Rama mbulon 
 megavjedhjen e 338 milionë euro

"Check up", Basha: Rama mbulon <br /> megavjedhjen e 338 milionë euro
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama duke e akuzuar atë se po mbulon vjedhjen e 338 milionë euro dhe po degradon shërbimin spitalor tek qytetarët. Në një deklaratë për mediat, Basha shprehet se kryeministri ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar degradimin e spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik.
 
Asgjë nuk është falas në shëndetësi -thotë Basha - sepse gjithçka është e paguar nga taksat e popullit dhe gjysma e shumë së saj vidhet nga kjo qeveri.  

“Të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve. Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij", shprehet kryedemokrati.

Sipas Bashës mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up sic e quan ai, për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës.

“338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilaçe apo ilaçe më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve? Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar radhën", - thuhet në reagimin e liderit demokrat.

Me tej Basha tregoi një shembull, sipas të cilit një qytetare është diagnostikuar nga shëndetësia e Ramës më një sëmundje të rëndë, ndërkohë që gëzon shëndet të plotë.

“Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës. Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë. Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore”, përfundon reagimi i kreut të PD-së.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois