ITALI - Gazeta "Corriere della Sera" ironizon dhe vë në lojë veprimin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Flamur Noka, për të fotografuar dhe botuar në Facebook votën e tij.

"Ai që dhunon ligjin për fshehtësinë e votimit është vetë ministri i Brendshëm, i cili, i pakënaqur publikon foton pikërisht në Facebook. Kjo ndodh në Shqipëri, ku Flamur Noka, ministër i Brendshëm, i cili duhet të ruajë fshehtësinë e votimit ka postuar në faqen e tij preferencën elektorale", thuhet në shkrim.

«Unë votova, i dhashë vlerë të drejtës sime duke votuar numrin e fatit 44, Partisë Demokratike shqiptare», është mesazhi i Nokës,edhe ky i përcjellë në gazetën e madhe italiane.

"Shumë e kanë mbështetur. Të tjerë e kritikojnë dhe i kujtojnë detyrat e tij", përfundon komenti.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)