Gjatë pesë viteve të fundit, artistja Nidhi Chanani ka punuar me një koleksion ilustrimesh për të treguar momentet e vogla dhe të zakonshme që e bëjnë një marrëdhënie romantike.

Koleksioni i quajtur “Dashuria e Përditshme” shërben për të rikujtuar që dashuria është më shumë se gjestet dhe arritjet e mëdha. “Çdo ditë ka momente dashurie dhe është e thjeshtë të mos i vlerësosh”, u shpreh Chanani për The Huffington Post.

“Çdo punim i imi është i frymëzuar nga momentet që kaloj me bashkëshortin tim, një ëndërr për të cilën flasim, ose një kujtim i yni. Krijimet e mia punohen në bazë të perspektivës time”- shtoi artistja.

"Unë jam një grua me ngjyrë, që dashuron një burrë të bardhë. Vizatoj edhe çifte gei. Përpiqem të tregoj dashurinë e çifteve të racave të ndryshme dhe marrëdhënieve diversive."
 FOTO
Nidhi Chanani
Nidhi Chanani
Nidhi Chanani
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)