"Der Spiegel":Donald Trump një
budalla me armë bërthamore

"Der Spiegel":Donald Trump një<br />budalla me armë bërthamore<br>
Gjatë ditës së sotme revista gjermane “Der Spiegel” i ka dedikuar një shkrim presidentit amerikan Donald Trump ku e quan një budalla të armatosur me armë bërthamore në moshën e zjarrit dhe tërbimit.

Gazetari Michael Wolff  ironizon Donald Trump duke vendosur titullin e artikullit “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, kjo vjen si vazhdimësi pas publikimit të librit pak ditë më parë ku vihej në pikëpyetje inteligjenca e presidentit amerikan.

“Publikimi i fundit gërmon në pasojat e një Amerike dhe një bote që u përball me një budalla të armatosur me armë bërthamore që me gjasë do të jetë edhe ca kohë në zyrë dhe që nuk është as mendërisht dhe as psikologjikisht I përshtatshëm për detyrën, mesa duket as fizikisht duke patur parasysh sesa vonë ai e nis dhe sa shpejt e mbyll ditën e punës.

Njerëzimi si i gjithë është shtyrë pas për shkak të vetëm një personi ku supozohet se do t’ia nisë bota sërish nëse ja del t’i mbijetojë Donald Trumpit?”
shkruan Beyer.

trump

Reagime të ashpra kundër presidentit Donald Trump nuk ka pasus vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në Evropë, siç është rasti i botimit të ironisë në “Der Spiegel”.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas