Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Europian, Angelina Eichhorst është takuar mesditën e kësaj të marte me krerët e Partisë Demokratike për të biseduar për Reformën në Drejtësi për të cilën të dyja palët ranë dakord se duhet të kryhet me konsensus pasi kjo ëhstë zgjidhja e vetme.
Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Eduard Halimi dhe zëdhënësja e grupit Jorida Tabaku, të shoqëruar nga ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi pritën në këtë takim Eichhorst
Që në fillim të takimit, z. Halimi e informoi zyrtaren e Bashkimit Europian mbi qëndrimin dhe vullnetin e Partisë Demoraktike, për të kontribuar në realizimin e një Reformë reale në sitemin e drejtësisë, bazuar në standardet e Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë reformë si jetike për vendin, në funksion të ndërtimit të një sistemi drejtësie me mekanizma të qëndrueshëm që të luftojë korrupsionin, por nga ana tjetër që garantojnë pavarsinë e sistemit nga politika.
Z. Halimi ndau shqetësimin me znj. Eichhorst mbi veprimet e mazhorancës për të përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën në realizimin e kësaj reforme, si dhe rrezikun evident që ekziston për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nëpërmjet amendamenteve kushtetuese të propozuara nga mazhoranca.
Z. Halimi u shpreh se pas daljes së Opinionit Paraprak të Komisionit të Venecias, Partia Demokratike kërkoi që të bëhej një draft i përbashkët bazuar në standardet e Venecias dhe se vullneti i mirë do tregohej në rast se do respektoheshin sërish të gjitha rakomandimet e Venecias. Mirëpo, kjo ishte e pamundur, për shkak se përsëri mazhoranca ndërtoi një proces të njëanshëm dhe dërgoi për mendim final në Komisionin e Venecias një draft të njëanshëm, që shmang rekomandimet e Venecias.
Znj. Eichhorst e konsideroi realizimin e Reformës në Drejtësi si një nga prioritetet kyçe për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në këtë proces. Ajo ndau të njëjtin mendim se palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë në realizimin e këtij procesi, sipas të njëjtin model te aplikuar gjate procesit të miratimit te akteve ligjore dhe kushtetuese për dekriminalizimin.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com