"Drejtësia", Halimi: Marrëveshja
politike, e mundshme nesë

"Drejtësia", Halimi: Marrëveshja<br />politike, e mundshme nesë
Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh sot se ka vullnet pozitiv mes palëve, për finalizimin gjatë ditës së nesërme të marrëveshjes politike ndërmjet mazhorancës e opozitës.

Pas mbledhjes së komisionit këtë pasdite, ai theksoi se çdo rekomandim i Komisionit të Venecias do të zbatohet dhe opozita për këtë do të insistojë. "Ramë dakord për çështjet e diskutuara si dhe kemi arritur marrëveshje për çështje teknike. Opozita është e vendosur që çdo parim i Venecias, do të implementohet. Ka vullnet pozitiv dhe shpresojmë që kjo të përmbyllë nesër dakordësimin politik. Nëse arrihet marrëveshja, reforma vijon me ekspertët", u shpreh Halimi. 
 
Mbledhja e ardhshme e komisionit të reformës në drejtësi do të zhvillohet nesër në orën 10:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase