"Drejtësia", PPE: Duhet konsensus
dekriminalizimi largon të inkriminuarit

"Drejtësia", PPE: Duhet konsensus<br />dekriminalizimi largon të inkriminuarit
Sekretari i përgjithshëm i partive popullore europiane e konsideron jetik konsensusin për Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Në një pronocim Antonio Lopez shprehet se kjo është rruga e vetme për procesin e integrimit të Shqipërisë
 
"Ne kemi përçuar gjithnjë të njëjtin mesazh për forcat politike shqiptare: bashkëpunim dhe konsensus.Ky ka qenë mesazhi gjatë udhëheqjes së ish-kryeministrit Berisha, ky është mesazhi tani për qeverisjen e kryeministrit aktual socialist Rama. Duhet kuptuar qartë që rruga e integrimin europian dhe anëtarësimit të vendit në BE kalon përmes konsensusit. Të njëjtat gjëra i janë kërkuar edhe vendit tim, Spanjës. Në Spanjë, partisë socialiste dhe partisë popullore u janë dashur vazhdimisht të gjejnë marrëveshje për integrimin europian."-thotë Lopez
 
Ndërsa përshëndet miratimin e lijgit për dekriminalizimin, sekretari i Përgjithshëm i PPE-së Antonio Lopez shprehet se me zgjahjdete reja politike që od mbahen në shqipëri të mos ketë në lista asnjë person të inkriminuar.
 
"Sigurisht që llogjika politike dhe jo vetëm kërkon, që në listat elektorale në Shqipëri nuk duhet të kandidojnë më persona me të dhëna apo të shkuar kriminale. Ky është një parim që duhet të respektojnë të gjitha partitë politike në Europë dhe jo vetëm në Shqipëri.Por ne jemi vërtet shumë krenar që ishte Basha që mori inisiativën për dekriminalizimin dhe që paketa ligjore për dekriminalizimin u aprovua në dhjetor. Por përveç krenarisë për inisitivën e marrë dhe rezultatin e arritur prej ti, ne duam që tani të shohim edhe nga socialistët që të japin kontributin e tyre për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin."-tha Lopez
 
Partitë popullore Europiane kanë vlerëusar ligjin e dekrimialzimit , si një ligj shumë të mirë q ëi shërben të ardhmes europiane të shqipërisë.


Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois