"Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme. Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi."-shkruan ambasada ne njoftimin e saj
Lajmin për miratimin në parim të Reformës e ka përshëndetur gjithashtu nga Shkodra edhe ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin. Ajo e ka cilësuar si një lajm të mirë faktin që palët arritën dakordësinë në miratimin në parim të draftit
Në prononcimin e saj për mediat Vlahutin e ka cilësuar si të rëndësishëm miratimin në parim por ka bërë të ditur se nuk mjafton vetëm kaq dhe se gjerat s'kanë përfunduar ende
"Ne fund te ketij viti duhet te bejne çmos per hapjen e negociatave. Megjithatë duhet pune për zbatimin e reformes"-mësohet të këtë thënë ajo
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)